Flamurtari kërkon eksperiencë, nga Shkëndija vjen edhe Pollozhani

1

Pas mesfushorit brazilian Zhufo, i cili premton cilësi dhe fantazi në aspektin ofensiv, Flamurtari i merr edhe një futbollist tjetër Shkëndijës së Tetovës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Artim Pollozhani, tashmë 35-vjeçar, por me një rendiment të shkëlqyer prej shumë vitesh.

Pollozhani është shqiptar dhe kjo është arsyeja madhore pse Shpëtim Duro e ka përzgjedhur, pasi ka mësuar lajmin se shqiptarët e Maqedonisë nuk konsiderohen më të huaj në Superiore.

Arsye tjetër është eksperienca e tij e jashtëzakonshme si mesfushor para mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës nëse nevojitet.

Lajmin e konfirmon edhe trajneri Shpëtim Duro, duke folur në Supersport: “Kam përshtypjen që sot skuadra është më e plotë me ardhjen e Sidibes dhe Kamarasë. Por i fundit që do të vijë është Artim Pollozhani, një futbollist që në edicionin e fundit ka qenë stabël me Shkëndijën. Pollozhani është një futbollist polivalent që mbulon disa role dhe ka një gjendje të mirë fizike.”

Prej vitit 2012 te Shkëndija, Pollozhani ka qenë gjithnjë titullar, ndërkohë që në CV ka dhe kampionate si ai gjerman, ai kroat e ai rus. Edhe Shqipëri, sepse në pjesën e parë të vitit 2008 luajti te Dinamo, në huazim nga Koblenci gjerman.

 

You might also like
1 Comment
  1. ani kupa says

    te them te drejten,menagjeret tecilet ekan mashtruar ket mesfushor duet te gjobiten,mirpo tani qe vjen dhe loz neper skuadra shiptare esht mir,po ijoti esht ijoti po irekomandoj ,menagjeret mos bojn gabime te tilla ne te ardhme,po ti bejn si duet punt ejo me abuzime.ju faliminderoj per kuptimin

Leave A Reply

Your email address will not be published.