Vllaznia, mëkatet e një Bashkie

Gjergji Stefa

Tradita është – këtu është luajtur për herë të parë futboll në Shqipëri, talenti po e po – kjo është toka ku ata lindin – marka patjetër – 9 kampionate, kupa e sens protagonizmi ndër dekada – stadium i jashtëzakonshëm – u bë nga e para vetëm një vit më parë. Harruam asetin më të rëndësishëm, tifozin, klientin e thjeshtë, që nëse i ofron ndonjë shkëndijë, përkthehet në mijëra vetë, deshifrohet në para. Vllaznia ndoshta nuk e ka idenë potencialin që ka dhe ka ardhur momenti që Bashkia të heqë dorë njëherë e mirë.

Në gjithë këto vite vetëm sa është mbajtur fryma gjallë, janë shpenzuar para që nuk janë kthyer pas, nuk ka lënë asnjë shije sportive, për trofe nuk bëhet fjalë, madje në ndonjë rast është rrezikuar mbijetesa. Dhe pse? Vetëm sepse pronarët e vërtetë të klubit nuk binden se sot futbolli është biznes. Biznes që po e bën Kukësi, Partizani, Skënderbeu, apo pse jo tani dhe Tirana. Fitojnë ndonjë trofe, luajnë në Europë, shesin ndonjë lojtar, administrojnë të ardhurat dytësore. I japin vetes kënaqësi futbollistike e madje dhe financiare.

Po në Shkodër çfarë ndodh? Ndodh ajo që i habit të tërë. Talentet ikin me zero lekë, stadiumi nuk mbushet, skuadra nuk fiton dot asnjë trofe, paratë shpenzohen pa asnjë ambicie për t’u kompensuar. E ku, në Shkodër, që nëse administrohet mirë nuk fiton vetëm ndeshje e kupa, por fitohen edhe lojtarë, fitohen të ardhurat, fitohen tifozë. Urgjentisht ky klub duhet të shndërrojë kapitalin nga shtetëror në privat. Vllaznia i ka të gjitha mundësitë që të jetë një klub elitar, dhe këtu nuk flitet vetëm për të fituar ndonjë kupë. Flitet për biznes të pastër. Sa më shpejt, aq më mirë. 6 vite nën bashki ishin të mjaftueshme për të kuptuar se kështu nuk funksionon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online