Latifi: Ishte një natë e keqe, por e shkatërrojmë rivalin në kthim

Mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi, ishte protagonist i madh i ndeshjes së djeshme kundër San Zhulias, sepse humbi një 11-metërsh, por më pas shënoi golin e fitores.

Suksesi 1-0 nuk ishte ai që pritej, sepse pretendohej fitore e thellë, por Latifi premton një Skënderbe ndryshe në Andorrë.

“U mërzita kur humba atë penallti, por ndodhin edhe të tilla raste. Mendova se do të shënoja nga pika e bardhë, por portieri u tregua i saktë. E kishim marrë shumë lehtë takimin. Edhe pse e dinim që kundërshtari do të mbyllej prapa, nuk ishim të saktë në pasimet e fundit. Gjithsesi, them se ishte ndeshja jonë më e keqe kjo ndaj San Zhulia. Kemi humbur edhe shumë raste për shënim, por jemi të bindur se do të kalojmë për më tej. Nuk ka shanse të ndodhë gjë tjetër. Kundërshtari në fushën e vet do të mendojë kualifikimin dhe do të hapet në lojë, kështu që do ta shkatërrojmë. Shpresoj që të gjithë të jemi në ditën tonë më të mirë, kur të luajmë në Andorrë”, – tha pas ndeshjes Liridon Latifi, autori i golit të fitores për Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online