Kukësi në merkato, 6 ditë kohë për të gjetur… drejtor

0

UEFA kërkon që skuadra të ketë drejtor sportiv. Gjici paralajmëroi një risi nga jashtë, por koha në dispozicion nuk premton

Data 6 korrik është afati i fundit që ka skuadra e Kukësit për të dorëzuar listën e skuadrës që do të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Champions League. Përveç listës me 23 lojtarëve që përzgjedh Kukësi për të aktivizuar në dy ndeshjet e këtij turi, duhet të dorëzojë dhe organikën e plotë të stafit teknik. Një nga rolet që duhet me çdo kushte që të plotësohet është ai i drejtorit sportiv, që tek verilindorët momentalisht është vakant.

Pas largimit të Dritan Dervishit, që mbulonte pozicionin e drejtorit të përgjithshëm, presidenti Gjici hoqi dorë për ta mbuluar këtë pozicion. Vetëm dy ditë më parë, vetë bosi i kuksianëve deklaroi se klubi është në kërkim të një drejtori teknik, madje zbuloi dhe faktin se me shumë gjasa nuk do të jetë shqiptar. E pritshme, pas kushtit të UEFA-s, por koha në dispozicion është mjaft e kufizuar sepse në dispozicion të kampionëve janë vetë 6 ditë, për të dërguar një kopje të kontratës së drejtorit sportiv. Mbetet për tu parë se kush do të jetë emri më i ri në bankinën e Kukësit, por e sigurt mbetet që shumë shpejt Kukësi të ketë risi në drejtim.

Verilindorët janë debutues në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental dhe masat për të bërë një performancë sa më të mirë, madje me objektivin e qartë, avancimin më tej. Përveç merkatos, ”të detyruar” tashmë duhet të bëjnë dhe një goditje shtesë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.