Largimi i mundshëm nga Barcelona, Kutinjo vendos “pikat mbi i”

Filipe Kutinjo është një ndër emrat më të përfolur në ambientet e Barcelonës. Sipas zërave të fundit, braziliani thuhet se mund të rikthehet në Premier Ligë, ku Mançester Junajtid ka treguar një interes të fuqishëm për të.

Lidhur me këto spekulime, ka reguar vetë mesfushori, i cili ka sqaruar gjithçka në mediat spanjolle. “Jam i lumtur. Doja të luaja në Spanjë dhe po luaj në klubin më të mirë në Spanjë. E gjithë vëmendja ime është te Barcelona. Një rikthim në Angli nuk është aspak në planet e mia”, përfundoi braziliani.

Kujtojmë, Kutinjo luan që prej janarit të vitit të shkuar në “Camp Nou”, periudhë kur u ble nga ekipi blaugrana për plot 150 milionë euro, që shkuan në arkat e Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online