Revolucioni që po ndodh te Milani duket se i ka trembur tifozët. Largimi i Gatuzos dhe Leonardos, që kanë dhënë shumë mund për këtë klub, ka hasur me shumë kundërshti. Ardhja e personave si Gazidis, që nuk kanë lidhje me të shkuarën e klubit dhe nuk kanë kontribuar kurrë për të, i ka bërë mbështetësit të jenë skeptikë.
Pepe Reina është nga ata, që e njohin mirë ambjentin brenda Milanit dhe mundohet të qetësojë tifozët. Ai shprehet se klubi është në duar të sigurta dhe klubi do të rritet. Thotë që tifozët të tregohen të qetë dhe të presin.
“Duhet të presim sepse nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. Shpresojmë që zgjedhjet të jenë të drejta. Duhet gjithmonë të përpiqemi dhe respekti të qëndrojë në plan të parë. Milani është në duar të sigurta dhe nuk kam asnjë dydhim se klubi do vazhdojë të rritet”, u shpreh portieri kuqezi.