Largimi i Ikardit? Ndërhyn ish-presidenti Morati

Mosmarrëveshja e Interit me Ikardin ka krijuar shumë diskutime. Klubi dëshiron largimin e sulmuesit, me këtë të fundit që kundërshton. Masimo Morati, ish-presidenti zikaltër ka folur rreth kësaj çështje.
Ai shprehet se kjo zënkë duhet të trajtohet me kujdes. Morati mendon se sjellja e lojtarit në stërvitje dhe në fushë është më e rëndësishmja. Deklaron se Ikardi është më i mirë se Lukaku dhe Xheko. Shton se Juve hyn si favorite në Serie A.

“Xheko dhe Lukaku janë dy sulmues shumë të mirë, por them se Ikardi është më i mirë se ata. Çështja Ikardi është më delikate se çdo gjë tjetër. Personalisht nuk interesohem për sjelljen e lojtarit në mediet sociale. E gjykoj atë në stërvitje dhe në fushë.”

“Nëse shkon te Juventus, atëherë ata bëhen një skuadër ‘super’. Juve e nis sezonin si favorite e pas saj janë Napoli e Inter. Zikaltrit kanë formuar një mbrojtje që është konkuruese edhe në Champions”, përfunoi Morati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online