Diego Simeone në një intervistë të gjatë ka folur rreth çështjes “Grizman”. Francezi u largua te Barça një vit pasi kishte rinovuar me Atletikon dhe ky veprim ka shkaktuar një sërë reagimesh negative ndaj tij.
Tekniku argjentinas nuk shpreh aspak mllef në lidhje me largimin e francezit. por tregon mirënjohje për kohën e kaluar në Madrid. Në fund flet pak për kombëtaren bardhekaltër. Tekniku shprehet se nuk ka në plan të drejtojë përfaqësuesen.
“E vlerësoj Grizman për pesë vitet që ishte me ne, ishte perfekt. Punoi shumë mirë dhe u rrit mjaft si futbollist. Kam folur shumë me të. Tani është një moment kyç për karrierën e tij. Ka shkuar në një klub gjigant si Barcelona. Disa e vlerësojnë atë për veprimin e fundit, por unë jo.”
“Shumë të afërm më kërkojnë të marr drejtimin e Argjentinës. Nuk do e bëj, pasi jam shumë mirë këtu. Kam folur me drejtuesit e federatës dhe gëzojmë marrëdhënie të mira. Nuk kam pasur asnjëherë një propozim të tillë”, deklaroi Simeone.