Mbrojtësi dhe kapiteni i Skënderbeut, Marko Radash ka folur për “Supersport” para ndeshjes kundër Laçit. Kroati do të jetë në stol, pasi nuk është në formë optimale, por ka besim se skuadra e tij do të marrë fitoren:
GARDA E VJETËR – “Ndoshta unë, Kristi dhe Muzaka jemi gardë e vjetër dhe do t’i ndihmojmë të gjithë. Nuk e di këto çunat që erdhën dhe ato që kanë qenë më përpara nuk përgjigjen tek ato gjëra që ne besojmë. Po prape, shpresoj që sot të nisim kthesën dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive”.
RIKTHIMI – “Kam qenë i sëmurë dhe kam qenë në Kroaci për disa ditë. Sot jam në pankinë, ndërsa javën tjetër do të jem në fushën e lojës.
MUNGESAT NË MBROJTJE – “Po, ka shumë mungesa. Por lojtarët që janë në dispozicion do bëjmë më të mirën. Sambu dhe Pëllumbi janë lojtarë të rinj, por kanë shumë cilësi… Lulaj është dëmtuar, Aliti është larguar. Por besoj se dyshja që do të luajë sot do të bëjë mirë dhe do të arrijmë te objektivi i sfidës”,- përfundoi Radash.