Frenk Lampard ka folur për herë të parë si trajneri i Çelsit në një dalje për shtyp të zhvilluar ditën e sotme në Londër. Ish-mesfushori legjendar i “bluve të Londrës”, tregoi se ndihet i privilegjuar për mundësinë që iu dha pavarësisht eksperiencës së pakët si trajner.
EKSPERIENCA SI TRAJNER – “E kuptoj pyetjen. Pas një viti si trajner më është besuar stoli i Çelsit, është një mundësi që nuk i jepet kujtdo. Në karrierën time si lojtarë kam mësuar nga shumë trajnerë të mëdhenj, them se kjo gjë do të më vijë në ndihmë. Përjetova një vit fantastik te Derbi, ku mësova akoma dhe më shumë”.
LARGIMI I HAZARD – “Humbëm një lojtar të madh pa dyshim, por më duhet të shikoj nga lojtarët që kam në dispozicion. Kemi lojtarë të mirë, në një moshë optimale që nuk u mungn talenti. Nuk do e zëvendësojë dikush Hazardin, por prapëseprapë ata mund t’ia dalin të bëhen lojtarë të mëdhenj për këtë klub”.
OBJEKTIVAT – “Sezonin do ta nisim me fitimin për të fituar kampionatin. Nëse nuk do ta thoja këtë, atëherë s’duhet të isha këtu përpara jush sot. Te Çelsi kështu duhet të jetë gjithmonë. Duhet të rikthehemi dhe në Champions League, këto janë gjërat që duhet të shtyjnë për më tutje. Siti dhe Liverpuli janë shkëputur shumë, kam për detyrë ta zvogëloj këtë hendek”.
AKADEMIA – “Sytë do i kemi nga akademia këtë sezon. Nëse do të dalë dikush do më tregojë se mund të bëjë diferencën të jetë i sigurt se unë do t’i jap shansin për të treguar veten”.