Lakers pikiatë, Bucks befasohen nga Suns. Spurs thyejnë Nuggets

Phoenix Suns ka befasuar Milwaukee Bucks me rezultatin 114-105, edhe me Giannis Antetokounmpo (21 pikë, 6 asiste, 13 rikuperime) në parket. Një fitore që nuk vlen shumë, por edhe që nuk bën dëm. Kelly Oubre Jr ishte ai që spikati për Suns, teksa shënoi 27 pikë dhe rikuperoi 13 topa.

Los Angeles Lakers është mposhtur në derbi nga Los Angeles Clippers me shifrat 105-113. Një takim i nisur mirë për Lakers, që shënuan 8 pikë më shumë në periodën e parë, por më pas Clippers e kthyen gjithçka në favorin e tyre. Lebron James (27 pikë, 6 asiste, 8 rikuperime) dhe Rajon Rondo me “triple-double” (24 pikë, 12 asiste, 10 rikuperime) nuk ia dolën të nxjerrin skuadrën e tyre triumfuese.

San Antonio Spurs-Denver Nuggets ishte një ndeshje emocionuese, që u mbyll 104-103. Miqtë e panë veten në disavantazh, teksa në fund të tre periodave Spurs kishin realizuar 16 pikë më shumë. Në fund një pikë i ndau skuadrat. DeMar DeRozan (24 pikë, 7 asiste, 6 rikuperime) dhe LaMarcus Aldridge (22 pikë, 2 asiste, 9 rikuperime) triumfuan kundër dyshes Jamal Murray-Nikola Jokiç, autorë të 25 dhe 22 pikëve në këtë përballje.

Brooklyn Nets-Dallas Mavericks 127-88
Miami Heat-Atlanta Hawks 114-113
San Antonio Spurs-Denver Nuggets 104-103
Phoenix Suns-Milwaukee Bucks 114-105
Utah Jazz-New Orleans Pelicans112-115
Sacramento Kings-New York Knicks 115-108
Los Angeles Lakers-Los Angeles Clippers 105-113

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online