Lajme të mira për Liverpulin, “Momo” është gati!

Mohamed Salah ishte mungesa e madhe e Liverpulit në takimin historik përballë Barcelonës në Champions League, por për sfidën e fundjavës në kampionat, ylli egjiptian do të jetë gati.

Salah pësoi një dëmtim në takimin e fundjavës së shkuar përballë Njukasëllit, ku gjatë pjesës së dytë, u përplas me portierin kundërshtar, Martin Dubravka. Liverpuli e fitoi 2-3 atë sfidë në “St- James Park” dhe Salah shënoi një nga golat për të kuqtë, që ishte i 70-ti në 102 ndeshje me Liverpulin.

Siç raportojnë mediat britanike, sulmuesi i Liverpulit do të jetë gati për takimin kundër Ulvërhempton të dielën, sfidë të cilën të kuqtë e Jurgen Klop synojnë ta fitojnë, që të qëndrojnë deri në fund në garën për titullin kampion.

Demtimi i Salah, ne sfiden perballe Newcastle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *