Lacio nuk i ndahet barazimeve, Kievo shfaq “shenja jete” (VIDEO)

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lojtarët e Lacios kanë dalë nga fusha me një pikë për të tretën herë radhazi në Serie A. Sonte ndaj Kievos, në ndryshim nga ndeshja me Milanit, nuk pati festë, pasi djemtë e Simone Inzagit mund të ishin rikthyer te fitorja nëse do të tregoheshin pak më të qetë para portës kundërshtare.

Kapiteni  Serxho Pelisier i dha avantazhin Kievos në minutën e 25-të. Predha e 39-vjeçarit nuk i la asnjë shans Strakoshës.  U desh të fillonte pjesa e dytë që Lacio të “ndezte motorët”, por portieri Sorrentino dhe shtylla ndaluan goditjet e njëpasnjëshme të djemve të Simone Inzagit.

 

Në minutën e 66-të Imobile barazon shifrat me një goditje nga brenda zonës së rreptësisë. Lacio vazhdon presionin në pjesën e mbetur të lojës, por vendasit nuk kanë ndërmend ta lëshojnë pikën e çmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *