Stambolli është i “shqiponjave”, Beshiktashi triumfon në derbi

0

Derbi i madh i Stambollit midis Beshiktashit dhe Gallatasarait është mbyllur në favor të “shqiponjave” të Senor Gynesh. Sfidën e vendosi një gol i shënuar në pjesën e parë nga Ljajic dhe tashmë Beshiktash i bashkohet Gallatës në vendin e tretë në kuotën e 24 pikëve, 6 më pak se vendi i parë që mbahet nga  Bashakshehir.

Ndeshja nisi më e mirë për vendasit, të cilët e kërkuan golin që në fillim dhe u shpërblyen në minutën e  18-të kur Aden Ljajiç shndërroi në gol një 11-metërsh të dhënë pas prekjes me dorë nga Derdijok. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhezinjve.

Në fraksionin e dytë, miqtë e drejtuar nga Fatih Terim e shtuan presionin në kërkim të një rezultati pozitiv, por Beshiktashi rezistoi deri në fundin e takimit. Gjithçka u mbyll 1-0 dhe festa i takoi e gjitha vendasve, të cilët këtë sezon nuk e kishin nisur siç duhet, por me kalimin e kohës duket se çdo gjë po rregullohet për ta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.