Lacio e Simone Inzagit është e fortë dhe këtë e ka treguar edhe sot, me një provë force ndaj Sasuolos, duke fituar 6-1 me përmbysje. Berardi shënoi për miqtë me 11-metërsh, por më pas nisi furtuna lacviale, me Luis Alberto në formë fenomenale, autor i dy golave dhe më i miri në fushë. Dy gola edhe për Parolon, ndërsa De Vrij dhe i zakonshmi Imobile gjetën golat e tjerë.
Paraqitje perfekte e Strakoshës (nota 6.5), i cili pati jo pak punë, sepse mbrojtja e Lacios është ende gjysmake. Nuk mund të bënte asgjë te penalltia, por më pas Strakosha i mohoi golin e dytë mesfushorit Dankan, ashtu si reagoi shumë mië në pjesën e dytë, kur Berardi lëshoi një predhë nga distanca.