Lacio kryen shitjen rekord, ikën ylli braziliani

Sulmuesi brazilian Felipe Anderson i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin e Lacios pas nëntë sezonesh te skuadra kryeqytetase. Destinacioni i ardhshëm i 25-vjeçarit do të jetë kampionati anglez, ku Uest Ham është dorëzuar para kërkesave të dyshes Tare-Lotito duke mos arritur të ulë qoftë edhe një qindarkë çmimin e lojtarit.

Shuma e transferimit të brazilianit është 45 milionë euro, shifër kjo që e bën Felipe Andersonin shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e Lacios pas Kristian Vierit që u shit në vitin 1999 për 90 miliardë lireta (49 milionë euro).

Sulmuesi brazilian u përshëndet sot me lojtarët, drejtuesit dhe fansat e Lacios në qendrën stërvitore, ndësa pritet që ditën e nesërme mbas përfundimit të procedurave të lejes së punës, Uest Hem të zyrtarizojë blerjen rekord në historinë e klubit londinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *