Gara në Superiore vijon. Laçi-Partizani padyshim që është një takim mjaft interesant. Të dy klubet synojnë të renditen lart në tabelën e klasifikimit, ndaj edhe do tentojnë tre pikët. Vendasit nuk kanë më Uzunin, i shitur te Lokomotiva e Zagrebit, ndërkohë që edhe Galiç i dëmtuar nuk është.
Bojan Najdenov do të ketë mundësinë të debutojë, pasi FIFA i ka dhënë “OK”. Jonuzi mbetet jashtë dhe i lë vendin maqedonasit. Në sulm pritet të luajë Marijan Altiparmaovksi, i cili pati mundësinë të luante ndaj Skënderbeut. Shtubina dhe Xhixha do ta mbështesin, ndërkohë që pjesa prapa mbetet e pandryshuar.
Te Partizani ka sërish lëvizje, të paralajmëruara gjatë javës. Trashi rikthehet në mbrojtje, ndërkohë që Çinari me shumë mundësi do të debutojë sot. Mbetet për t’u parë nëse do e bëjë nga minuta e parë, apo do ta aktivizojë më pas.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E diel, më 16 shtator, ora 15:45
Stadiumi i Laçit, Laç
Laçi-Partizani
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Najdenov, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi, Hila, Mala, Telushi, Asani, Çinari, Hebaj. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Redvan Shaba, Olsi Sokoli
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Ilirjan Kristo