Laçi e Teuta kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e kupave të Europës. Dy skuadrat e mbyllën sezonin me një ndeshje mes tyre dhe tashmë do të zhvillojnë edhe një miqësore, që është programuar për ditën e diel prej orës 17:30. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”.
Teuta ka bërë disa afrime në merkato, kurse Laçi nga ana tjetër ka qenë më pak aktiv. Në fakt nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova janë vënë një numër i konsiderueshëm futbollistësh, të huaj dhe shqiptarë. Kjo miqësore do i shërbejë trajnerit të kurbinasve për të vendosur se kush vlen për ekipin e tij.