Hajdutët godasin sërish, një interist “viktima” e radhës

Një tjetër futbollist i njohur e ka pësuar nga hajdutët. Ngjarja e hidhur ka ndodhur në Milano, saktësisht në qendër të qytetit italian. “Viktima” është Ivan Perishiç, anësori ofensiv i Interit.

Hajdutët kanë arritur t’i vjedhin dy ora Rolex (njëra me vlerë 50 mijë euro dhe tjetra 20 mijë euro) dhe një orë Hublot (me vlerë 12 mijë euro), me një vlerë totale prej 82 mijë eurosh! 30-vjeçari është shprehur në polici se i mbante në një sirtar dhe për herë të fundit i pa para se të nisej për Kroaci.

Perishiç ka zbuluar se shtëpia ka patur edhe para, por ato nuk janë prekur! Gjëja që i ka befasuar të gjithë, përfshirë edhe policinë, është fakti që apartamenti i kroatit nuk ka patur shenja të hyrjes me forcë, një detaj që ka çuditur jo pak hetuesit.

Gjithsesi, kjo tregon se hajdutët kanë qenë profesionistë dhe kanë arritur të bëjnë goditjen me një faturë të kripur për futbollistin zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online