Laç i pamëshirshëm, shpërthen në gola ndaj Naftëtarit

Laçi nuk është kursyer në Kupën e Shqipërisë kundër Naftëtarit. Bardhezinjtë kanë triumfuar me rezultatin 9-0 në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që në Kuçovë kishin fituar 0-5. Kurbinasit kështu kanë kaluar në turin e dytë dhe presin të mësojnë nëse do të përballen me Tomorin apo Bylisin.

Trajneri Artan Mërgjyshi kishte hedhur në fushë ata lojtarë që kanë pasur pak hapësira, ose fare. Gjithashtu u aktivizuan edhe elementë të të rinjve, si sulmuesi Albin Berisha e Fatmir Prengaj. I pari shënoi dy herë, kurse tjetri zhbllokoi takimin.

Shtatë gola të shënuar në pjesën e parë, teksa Hadroj realizoi dopietë, ashtu si Elvi Berisha. Në listën e shënuesve e shënoi emrin edhe Ded Bushi. Miqtë kontribuuan me një autogol të Qoses dhe pas humbjes dhe eliminimit nga Kupa do ta kenë vëmendjen plotësisht te kampionati.

Kupa e Shqipërisë – Turi i Parë

Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)
Shënues:
Prengaj 8’, Qose 14’ (aut.), Bushi 20’, A. Berisha 28’, 48’, Hadroj 29’, 37’, E. Berisha 30’, 49’

Laçi: Hasanbelli (Hoxha 70’), Hadroj, Toro, Bytyçi, Dragoj, Smaçi (Bruka 46’), Bushi (Ferro 46’), E.Berisha, Deliu, A.Berisha, Prengaj. Trajner: Artan Mërgjyshi

Naftëtari: Sinjari (Kullau 60’), Hoxha, Taka (Haxhiu 46’), Qose, Korkuta, Zhuka (Lamaj 46’), Kotollaku, Koraqe, Gjolikaj, Shkurti, Kallmi. Trajner: Brajan Fraholli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online