La Liga transferohet në SHBA, fillon fushata e marketingut

Disa muaj më parë, presidenti i La Ligas, Havier Tebas, u shfaq shumë krenar kur arriti marrëveshjen multimilionere me një kompani amerikane për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit spanjoll në qytete të ndryshme të SHBA-së.

Të shumtë ishin ata që dolën kundër këtij vendimi, ndër ta dhe kreu i FIFA-s Infantino dhe presidenti i federatës spanjolle Rubiales, por mesa duket presioni i tyre nuk e ka trembur aspak Tebas, i cili ka insistuar se ndeshjet në Amerikë do të zhvillohen, pavarësisht zërave kundër.

Këtë lajm e konfirmon dhe një reklamë e vendosur në gazetën e njohur “Miami Herald” për takimin midis Zhironës dhe Barcelonës, ndeshje kjo e planifikuar të luhet në Majemi të Floridës më datë 26 janar. Ndëkohë, duhet theksuar se vendimi është marrë pas miratimit nga ana të dy klubet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *