La Liga në Amerikë, Infantino nuk e ka me qejf

Zhirona – Barcelona, derbi katalanas, spektakël i garantuar, por.. në Amerikë!

Debati në lidhje me idenë absurde që ka ardhur nga Spanja ka përfshirë të gjithë dhe tashmë flet edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili në një intervistë për ESPN ka komentuar në lidhje me një ide që nuk e tërheq aspak.

Natyrisht, kur flet Infantino të gjithë duhet të dëgjojnë, sepse FIFA është institucioni që do të vendosë në fund fare ku do të luhet sfida.

“Do doja të shihja një ndeshje të madhe të kampionatit amerikan në Amerikë, jo një ndeshje të kampionatit spanjoll. Në futboll, rregulli kryesor e jetë që ndeshjet shtëpiake i luan në shtëpi, jo në vende të huaja”.

Ndërkaq, Infantino ka siguruar se ende nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga La Liga për të organizuar ndeshje në Amerikë.

“Ka procedura për këto gjëra, ndaj presim të marrim njoftim zyrtar. Kjo ide duhet aprovuar nga federatat përkatëse, por me pas FIFA do të japë opinionin e vet, sepse është diçka që ndikon mbi gjithë futbollin botëror”.

Menjëherë ka ardhur reagimi i presidentit të La Ligas, Havier Tebas, i cili në Twitter ka shkruar: “I kujtoj presidentit të FIFA-s se në kampionatin amerikan marrin pjesë disa klube kanadeze dhe Kanadaja ka kampionat profesionist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online