La jashtë grumbullimit Ramadanin, Sormani jep arsyen e vendimit

Ylber Ramadani nuk ishte pjesë e të grumbulluarve në ndeshjen midis Vejles dhe vizitorëve të Nordesjaelland. Një vendim ky i habitshëm, pasi mesfushori i kombëtares sonë është prej një viti e gjysmë një titullar i pazëvendësueshëm tek ekipi danez.

Mungesa e Ramadanit u ndje dhe Vejle u mund me rezultatin 3 – 1. Në përfundim të 90 minutave, trajneri Adolfo Sormani shpjegoi dhe arsyet e mungesës së Ramadanit.

“Ndjente lodhje, ishte i ngarkuar. Nga të dhënat që kishim, kuptuam se nuk po jepte më të mirën në ndeshjet e fundit dhe e gjykuam që t’i jepnim pushim për rimarrë veten”, tha Sormani.

Lodhja e Ramadanit mund të shpjegohet dhe nga fakti që 22-vjeçari ishte lojtari që kishte përshkruar më shumë kilometra në të gjithë kampionatin danez, fakt ky i nxjerrë nga një studim i bërë në muajin janar nga federata daneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online