VIDEO | Xheko nderon Romën, Frozinone thyhet në “frymën e fundit”

Roma nuk ndalon së emocionuari tifozët e saj. Skuadra e drejtuar nga Euzebio Di Françesko arriti të fitonte në transfertën kundër Frozinones me rezultatin 2 – 3 , por për të marrë tre pikët u desh një gol në minutën e pestë shtesë nga Edin Xheko.

Ndeshja filloi me vendasit që befasuan që në fillim të ndeshjes, teksa shënuan golin e parë me anë të Çianos. Roma u kundërpërgjigj brenda pjesës duke shënuar dy gola në dy minuta me autor Pelegrinin dhe Xhekon.

Në minutën e 80-të një kundërsulm  i Frozinones u finalizua nga Pinamonti dhe u duk se Roma do të rikthehej në kryeqytet më një pikë, por për tri pikët mendon Xheko, i cili shtyn topin pas drejt rrjetës pas një topi nga El Sharaui në minutën e 95-të.

FROZINONE 2 – 3 ROMA
Shënues: Çiano 5’, Pinamonti 80’ / Xheko 90+5

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online