Kutinjo, as 125 milionë euro nuk mjaftojnë

Liverpuli e ka seriozisht, Filipe Kutinjo nuk shitet. Braziliani i talentuar ka kohë që kërkohet me ngulm nga Barcelona, që sot ka bërë sulmin e radhës, duke vënë në tryezë 125 milionë euro.

E pamundur, Liverpuli ka refuzuar prerë, duke përsëritur se nuk ka ndërmend ta shesë yllin e vet.

Barça është nën presion të jashtëzakonshëm nga tifozët dhe mediat, pas largimit të Nejmarit dhe dështimit në Superkupën e Spanjës, ndaj me shumë mundësi do të rritin ofertën, me shpresën se deri në 31 gusht Liverpuli do të dorëzohet, duke parë edhe dëshirën e vetë brazilianit për të shkuar në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *