Skënderbeu, dy vite më pas…

Në gusht të 2015-ës Skënderbeu udhëtoi në Zagreb sepse “e rëndësishme është të marrësh pjesë”. Në Elbasan kish humbur 2-1 dhe përtej rezultatit – goli u pësua në minutën e fundit – diferenca në kualitet ishte e ndjeshme. Dinamo e mundi 4-1.

Sot, dy vite më vonë, Skënderbeu udhëtoi në Zagreb me një tjetër mentalitet. 1-1 dhe me keqardhjen që me pak fat dhe me një gjykim me të drejtë mund të kishte fituar madje dhe 2-0. Çfarë ka ndryshuar në këto vite? Skënderbeu nuk është më i fortë se sa në 2015, në emra madje, përkundrazi, duket më i dobët. Ndërkohë presupozohej një vit mospjesëmarrje në Europë mund të kishin ndikuar. Nuk kishin lënë asnjë shenjë.

Ajo që ka ndryshuar është përvoja. Fitorja 3-0 kundër Sportingut duhet ta ketë kthyer rrotën e historisë. Të arrish të mundësh Sportingun në grupe i jep klubit dhe ekipit bindjen që në këto nivele nuk jemi rastësisht.

Tani Skënderbeu mund të shkojë në grupe nëpërmjet Europa Ligës. Luftë nervash për 4 ture rresht dhe 3 milionë euro të arkëtuara nëse ndodh. Jo keq, Skënderbeu ndoshta është më i dobët në fushë, në krahasim me dy vite më parë, por më i fortë në kokë. Koka vlen ndonjëherë më shumë se këmbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online