Shah në Laç. Kurbinasit luanin ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi dhe përballë tyre u gjend një Kamzë e vendosur mjaft mirë. Trajneri Gjoka e kishte bërë të qartë se nuk duhet të humbnin këtë herë dhe skuadra e tij ishte mjaft e kujdesshme.
Por jo vetëm kaq, pasi u edhe përpara dhe Kamza pati mundësinë të shënonte me Bonanin në pjesën e parë të takimit. Shtubina dhe Altiparmakovski kishin mundësitë e tyre për kurbinasit, por pa mundur të ishin të rrezikshëm për portierin Ilir Avdyli.
Te Kamza pati protesta për gjykimi, me gjytarin Klajdi Kola që u tregua “bujar” ndaj ndërhyrjeve të Fangajt. Shkodrani mund të kishte dalë me karton të kuq në dy momente. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe dyta nisi me një rast mjaft të mirë.
Martinena shërbeu për Plakun, i cili me një diagonale kërkon kuadratin. Topi shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Në fund ishte Mersinaj që për Laçin provoi të shënonte me kokë pas një krosimi të Segjinit, por pa sukses. Deri në fund nuk pati më gol dhe Kamza mori një pikë, por bie në vendin e fundit. Laçi shkon në vendin e pestë, pasi Kukësi e Teuta kanë fituar këtë javë.
KATEGORIA SUPERIORE – Java 15
E diel, më 2 dhjetor, ora 14:00
LAÇI 0-0 KAMZA
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina (Berisha 66′), Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli.
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Frashëri (Rezi 93′), Arrabal, Malaj, Fukui, Plaku, Martinena (Roloviç 68′). Trajner: Ernest Gjoka.
Kartonë të verdhë: Fangaj 30′
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Redvan Shaba, Ardian Beqiri
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi