Vllaznia i përgjigjet Erzenit, “dajak” Burrelit në Shkodër

Vllaznia i është përgjigjur Erzenit dhe Dinamos dhe pas fitores 3-0 ndaj Burrelit e ka çuar sërish në katër pikë diferencën me shijakasit e vendit të dytë. Skuadra kuqeblu kishte hyrë në fushë me objektivin e qartë për të fituar.

Goli u kërkua që në fillim dhe vonoi disia, pasi vetëm në minutën e 39-të të takimit u zhbllokua gjithçka në stadiumin “Loro Boriçi”. Ishte sulmuesi brazilian Zhunior ai që shënoi për Vllazninë dhe shkodranët shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi.

Pjesa e dytë nisi me një gol të shpejtë të Ignat. Mbrojtësi rumun qetësoi shpejt kuqeblutë, që vijojnë të qetë rrugëtimin e tyre për t’u rikthyer në Superiore. Seria e golave nuk ishte mbyllur, pasi edhe kapiteni Gilman Lika provoi të realizonte në portën e Burrelit.

Me rezultatin 3-0 u mbyll i gjithë takimi dhe Vllaznia shkoi në kuotën e 28 pikë, duke kryesuar renditjen pas 11 javëve kampionat. Burreli mbetet i parafundit, me 9 pikë të grumbulluara deri më tani.

KATEGORIA E PARË – JAVA 11
E diel. më 2 dhjetor 2018, ora 14:00

Vllaznia-Burreli 3-0
Shënues:
Zhunior 39’, Ignat 49’, Lika 73’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online