Kur milionat nuk bëjnë punë, Lerda: Kjo është e bukura e futbollit!

“Gjithmonë synohet më shumë, në futboll, në jetë, në çdo fushë”, u shpreh Franko Lerda, trajneri i Partizanit në konferencën e djeshme për shtyp. Italiani ishte i qartë, se nuk ka parë asnjë lojtar të Karabakut, në mënyrë që t’i ngrejë kurthin në sfidën e kthimit.

“Unë shikoj lojtarët e mi dhe jo të Karabakut. Të gjithë e kanë interpretuar ndeshjen siç e kishim përgatitur, ata që e nisën si titullarë dhe ata që u futën si zëvendësues. Gjithçka ishte në perfeksion”, u shpreh Lerda për mediat e pranishme në sallën e konferencave.

Trajneri italian vuri në dukje forcën e Karabakut dhe faktin që ata kanë një buxhet prej miliona eurosh. Gjithsesi, kur ai pyetet se a u tregua në fushë diferenca e buxheteve, përgjigja ishte e qartë.

“Absolutisht nuk kam parë diferenca në fushë, kjo është e bukura e futbollit. Gjithçka është e hapur dhe duhet të jemi të përgjegjshëm edhe për takimin e kthimit”, përfundoi trajneri i Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online