Kupa rrotullon ruletën, Partizani e Skënderbeu në “linjë”

Takimet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të nisin sot në mesditë me dy ndeshje,  ku në Grupin A, Besëlidhja pret Skënderbeun, ndërsa në Krujë Kastrioti pret Partizanin kryesues në Kategorinë Superiore. Ndërsa ndeshjet e tjera të këtij turi do të luhen të mërkurën, datë 23 janar, duke nisur nga ora 14:00, përjashtim bën Tirana-Flamurtari.

Të katërta këto skuadra vijnë në këto ndeshje pas përgatitjeve që kanë bërë në tre javët e para të muajit janar, ndërsa përballjet mes tyre kanë interes jo vetëm për emrat e skuadrave që përfaqësojnë. Ndeshja mes Kastriotit dhe Partizanit do të drejtohet nga arbitri Olsid Ferataj, i ndihmuar nga Enea Pashaj, Nuri Rrapaj dhe Ardian Beqiri.

Në takimin e Lezhës do të gjykojë Olsi Sokoli i ndihmuar nga Alfred Shkreta, Arbër Zalla e  Klajdi Kola, një ndeshje ku në stadiumin “Brian Filipi” pritet të jenë të pranishëm shumë tifozë lezhjanë që do të sfidojnë edhe kushtet e motit me reshje shiu.

AGRON KAJA

Ndeshjet-Turi i Dytë
GRUPI A
Datë 22 janar 2019
Besëlidhja-Skënderbeu 14:00
Kastrioti-Partizani        14:00

Datë 23 janar 2019
Egnatia-Luftëtari         14:00
Vllaznia-Kamza            14:00

GRUPI B
Datë 23 janar 2019
Apolonia-Kukësi          14:00
Bylis-Laçi                      14:00
Lushnja-Teuta             14:00
Tirana-Flamurtari       17:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online