VIDEO | Thompson “show”, Lakers pa James janë… zero

Los Angeles Lakers është një ekip normal pa LeBron James dhe këtë herë janë mposhtur nga kampionët në fuqi të Golden State Warriors. Një ndeshje e dominuar nga Warriors, që krijuan një avantazh të ndjeshëm në tre periodat e para. Klay Thompson shkëlqeu me 44 pikë, ndërsa Durant 20. Curry u ndal në  11 pikë, 12 asiste e 5 topa të rikuperuar.

Për Houston Rockets nuk ka mjaft James Harden, i cili shënoi 37 pikë.  Philadelphia 76ers triumfoi 121-93 dhe për ta spikati Joel Embiid me 32 pikë, 2 asiste e 14 topa të rikuperuar. Boston Celtics ka bërë detyrën kundër Miami Heat, teksa ka fituar 107-99. Kyrie Irving ishte më i miri në parket, me 26 pikë, 10 asiste e 3 topa të rikuperuar.

Damian Lillard (26 pikë, 8 asiste, 8 topa të rikuperuar) dhe Jusuf Nurki? (22 pikë, 7 asiste, 8 rikuperuar) udhëhoqën  Portland Trail Blazers në fitoren 104-109 kundër Utah Jazz. Diferenca u krijua në periodën e tretë, kur Blazers përmbysën takimin dhe në fund arritën të fitonin dhe të regjistronin triumfin e 29-të. Donovan Mitchell arriti të realizojë 36 pikë, por doli i zhgënjyer për shkak të humbjes që pësoi Utah Jazz.

Boston Celtics-Miami Heat 107-99
Philadelphia 76ers-Houston Rockets 121-93
Utah Jazz-Portland Trail Blazers 104-109
Los Angeles Lakers-Golden State Warriors 111-130

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online