Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen sipas orareve të përcaktuara një javë më parë, njofton FSHF. Ditën e martë do të luhen dy sfida shume interesante. Në orën 14:00, Partizani pret në “Elbasan Arena” skuadrën e Luftëtarit dhe “Demat” shihen dukshëm favoritë.
Një sfidë ku nuk ka të avantazhuar është ajo mes Teutës dhe Kukësit në “Niko Dovana”, pasi të dyja skuadrat kanë bërë thuajse një sezon të njëjtë. Ditën e mërkurë, ishin planifikuar dy sfida, por dënimi i Kamzës bën që Skënderbeu të kalojë direkt në gjysmëfinale. Sfida e vetme, ajo mes Tiranës dhe Laçit, do të luhet në orën 17:00.
E martë
Partizani – Luftëtari 14:00
Teuta – Kukësi 17:00
E mërkurë
Kamza – Skënderbeu 14:00 (nuk luhet)
Tirana – Laçi 17:00