Kupa e Mbretit, Real Madridi përfundon në… Marok

Është hedhur sot shorti i raundit të 1/32 Kupës së Mbretit. Takimi më interesant është ai midis Realit dhe UD Melijës, për faktin se ekipi që militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll nuk ndodhet në gadishullin iberik dhe as në ishujt e shumtë nën administrimin e qeverisë spanjolle.

Melija është një qytet portual i ndodhur në brigjet e Marokut. Spanja ka dy territore autonome në Marok, Melija dhe Seuta, të dy këto qytete portuale me një territor prej më pak se 20 kilometrash katrorë.

Një short tepër i lehtë dhe për Barcelonën, që do të ketë përballë Kultural Leonesën, ekip i kategorisë së tretë. Ndeshjet do të zhvillohen me format vajtje-ardhje më datë 31 tetor dhe pesë dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online