Kukësi përballet me kampionët e Moldavisë

0

Klubi kampion i Shqipërisë, Kukësi, ka mësuar rivalin e vet në debutimin historik në kualifikueset e Champions League.

Verilindorët do të marrin pjesë në turin e dytë kualifikues dhe do të përballen me Sherifin e Tiraspolit, kampion i Moldavisë në dy sezonet e fundit dhe dominues absolut në Moldavi, me 15 tituj kampionë në 17 vitet e fundit.

Një klub shumë i pasur, Sherifi drejtohet nga trajneri italian Roberto Bordin dhe ka një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me 56 ndeshje në Champions League, me 21 fitore e 25 humbje. Gjithashtu, Sherifi ka mbërritur dy herë në fazën e grupeve në Europa League.

CHAMPIONS LEAGUE / TURI I DYTË KUALIFIKUES

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.