Kukësi paralajmëron Allën: Nuk shkon dot te Larisa!

Kukësi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Albi Alla dhe pasi ka paralajmëruar ndërmarrjen e rrugëve ligjore, sot ka dalë me një njoftim për mediat, ku ka publikuar letrën zyrtare që i është nisur qendërmbrojtësit, pas lajmit se ky i fundit do të shkojë te Larisa.

Larisa e ka zyrtarizuar Allën, por në fakt ai nuk ka firmosur ende, duke e ditur që deri në 30 qershor nuk mundet ta bëjë këtë gjë. Megjithatë, Kukësi kundërsulmon, duke i kërkuar Allës të mos negociojë apo firmosë me asnjë klub, pasi është ende nën kontratë me kampionët e Shqipërisë.

Përveç kësaj, Kukësi i kujton Allës një nga pikat e kontratës, klauzolën e famshme që e detyron të qëndrojë edhe për kupat e Europës.

Edhe pse është një klauzolë absurde, që vetëm në Shqipëri zbatohet, Alla e ka firmosur, me apo pa dijeni, ndaj nëse palët përballen në FIFA, me siguri rrezikojnë të gjithë dënim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online