Bullgarëve s’u pëlqen fusha, duan ujitjen e saj para takimit

Kushtet e fushës “Selman Stërmasi” nuk kanë lënë të kënaqur ekipin e Botev. Stafi teknik ka kërkuar ujitjen e fushës para takimit

Në ndeshjen e Europa Leagues gjithçka duhet të shkojë mirë në organizimin e ndeshjes, pasi zyrtarët e UEFA-s që vëzhgojnë gjithçka dhe janë gati për të nxirë në raportet e tyre. Ditën e djeshme ekipi i Botev Plovdivit ka zhvilluar stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas zhvillimit të konferencës për shtyp, trajneri Kirov dhe stafi i tij kanë nisur punën në orën 17:00 në stadium. Pjesë organizative ka qenë shumë e mirë, por e vetmja gjë që nuk i ka pëlqyer bullgarëve dhe i ka trembur janë kushtet e fushës.

KUSHTET E FUSHËS – Bullgarët nuk janë aspak të kënaqur nga kushtet e fushës që ofron “Selman Stërmasi”. Temperaturat e larta kanë shkaktuar tharjen e barit duke ndikuar për keq, pasi toka është e forcuar dhe lojtarët e kanë të vështirë me taka. Një fushë e tillë ndikon keq edhe në ndeshje dhe bullgarët janë të shqetësuar. Problem që e kanë ndarë edhe mediet afër klubit të tyre. Madje, sipas asaj që raportojnë mediat bullgare ata kanë bërë kërkesë në lidhje me fushën.

KËRKESA – Mediet bullgare raportojnë se skuadra e Botevit ka kërkuar që fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” të ujitet para ndeshjes. Ata pretendojnë se kushtet e fushës nuk janë të mira dhe duke e lidhur edhe me orarin e ndeshjes, në orën 17:00 ku temperaturat janë të larta, duan që në orët para sfidës të ujitet tapeti i gjelbërt. Me shumë mundësi kjo kërkesë do t’i plotësohet bullgarëve, pasi është edhe në dobi të Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online