Kukësi mendon për Kastriotin, shtohen forcat te verilindorët

Ndeshja e fundit e fazës së dytë për Kukësin do të jetë ndaj Kastrioti. Skuadra kuksiane nuk mundet prej 4 takimesh, duke marrë 10 pikë nga 12 të mundshme dhe natyrshëm fitorja konsiderohet si një objektiv i padiskutueshëm ndaj krutanëve.

Për ndeshjen e ardhshme, trajneri Armando Cungu do të ketë një alternativë më shumë në skuadrën e tij. Irakli Dzaria do të jetë nën urdhrat e trajnerit, pasi e ka shlyer pezullimin që pati për shkak kartonësh, duke mos qenë prezent në sfidën me Partizanin.

Te Kukësi e kanë përmendur shpesh se mungesat kanë qenë një nga faktorët që rezultatet e tyre nuk kanë përligjur pritshmëritë, megjithatë duhet të kujtojmë që kuksianët ishin një prej ekipeve që bënë më shumë lëvizje se të gjitha skuadrat e tjera në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online