Një ndër mungesat që u ndje më shumë te Kukësi gjatë muajit të fundit ishte ajo brazilianit Uilliam Kordeiro. Futbollisti polivalent pësoi një frakturë në krah që e mbajti larg fushave për një muaj e gjysmë.
Me anë të një postimi në Instagram, Kordeiro njoftoi se ai është rikuperuar plotësisht dhe shpreh besimin se do të jetë në formacion në ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit.
POSTIMI I KORDEIROS – “Jam shumë i gëzuar që pas katër javësh e gjysmë jam riaftësuar nga fraktura që pësova në krah. Falënderoj së pari Zotin për riaftësimin tim dhe të gjithë familjarët e miqtë që më kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë. Vetëm unë e di sa të vështirë e kam pasur pa luajtur e pa ndihmuar shokët mi. Por tani jam kthyer dhe gati për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipin tim. Me siguri të premten do të jem në fushë për të bëj atë që dua më shumë: të luaj futboll”.
https://www.instagram.com/p/Bvbt_RtghnC/?utm_source=ig_web_copy_link