Kukësi kërkon konsensus sezonal me Kamzën, ndeshja me Teutën në “ajër”

Java e 13-të rezervon te tjera sfida delikate, sa dhe interesante. I vetmi takim që ende nuk e ka agjendën e publikuar është ai mes Kukësit dhe Teutës. Siç dihet verilindorët janë të detyruar këtë edicion që t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet si pritëse larg “Zeqir Ymerit”, për shkak sr ky stadium nuk i përmbush kriteret për liçensim.

Në te tilla kushte kuksianët nuk po gjejnë dot rehat, pasi deri më tani kanë provuar 3 stadiume, saktësisht “Loro Boriçin”, “Elbasan Arenën” dhe se fundmi stadiumin e Kamzës. Në takimin e fundit me Flamurtarin, verilindoret për të parën herë kishin dhe mbështetjen e tifozëve, ndaj preferohet që të vijojnë të luajnë në periferi të kryeqytetit.

Gjithsesi, jo gjithçka është ne dorën e Kamzës, pasi mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të vendosin që ta pranojnë Kukësin deri ne fund të sezonit në shtëpinë e tyre. nënkampionët duan që të jenë në fushë që këtë të hënë në takimin me durrsakët, por ende nuk është përcaktuar nëse do të jetë kjo fusha e re e skuadrës së Cungut apo jo.  Kukësi po kalon një moment jo të mirë, për faktin se diferenca me kreun ka shkuar në 8 pikë, pas humbjes me Flamurtarin dhe barazimit me Teutën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13

E diel, më 11 nëntor 2018

Ora 14:00 | Luftëtari-Tirana

Ora 14:00 | Kastrioti-Kamza

Ora 17:00 | Partizani-Laçi

Ora 17:00 | Skënderbeu-Flamurtari.

E hënë, më 12 nëntor 2018

Kukësi-Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online