Kukësi fiton kundër Korabit me Musollin në fushë, Rama gjen golin

Ramadan Ndreu drejtoi Kukësin për herë të parë në miqësoren kundër Korabit, ndeshje të cilën verilindorët e fituan me rezultatin 2-1. Golat për ekipin e Kukësit u shënuan nga Valon Et’hemi dhe Valdet Rama, me këtë të fundit që duket më në fund në formën e tij më të mirë.

Një lajm i mirë për Kukësin ka ardhur në pjesën e dytë, pasi Musolli u aktivizua dhe luajti minutat e para që nga viti i kaluar, ku pësoi një dëmtim shumë të rëndë. Rikthimi i kapitenit ka entuziazmuar edhe lojtarët e verilindorëve, me Simo Rrumbullakun që shkroi në Instagram: “Legjenda u rikthye!”.

Vetë Rrumbullaku, së bashku me Cuculin, thjesht kanë kryer disa vrapime të lehta rreth fushës, por në ndeshjen kundër Partizanit, do të jenë të gatshëm për trajnerin Ndreu.

Miqësore

Kukësi – Korabi   2-1
Shënues: Et’hemi, Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *