Kukës rekordesh, më shumë se dy trajnerë për sezon

Pesë vite sukses në Superiore, Kukësi ka rritur ndjeshëm konkurrencën në elitën e futbollit shqiptar. Presidenti i Kukësit Safet Gjici, njihet si një person kërkues dhe që nuk kënaqet lehtë, diçka që e dëshmojnë dhe ndryshimet e shumta në stolin e skuadrës së tij. Sot Kukësi koleksionon tre trofe, Superkupën, Kupën dhe titullin kampion. Për të arritur tek këto trofe, Gjicit i është dashur që të provojë plot 11 teknikë të ndryshëm, por vetëm me dy prej tyre ia ka dalë që të arrijë suksesin, megjithatë fundi ka qenë i njëjtë.

Cungu debutoi me Kukësin dhe është rekordmeni me afro 1 vit e gjysmë në krye të skuadrës, pas tij Naxhi Shensoi nuk e mbylli dot as sezonin që la në mes Cungu.

Sulejman Starova gjithashtu pati të njëjtin rezultat, duke e çuar skuadrën në Europë, por me Canajn që morri gjithçka në kontroll, megjithatë aventura e tij u mbyll pas vetëm 2 ndeshjeve. Po ashtu dhe aventura e Shkëlqim Muçës nuk do të ishte e gjatë, duke mos debutuar asnjëherë në stol, pasi qëndroi vetëm 3 javë gjatë verës.

Artim Shaqiri do të tentonte që të sillte trofeun  parë dhe ju afrua deri në ndeshjen direkt me Skënderbeun, ku u dorëzua. Pas tij Ivan Gvozdenoviç e Miodrag Radanoviç do të merrnin drejtimin me synimin për të fituar Kupën, por në dështimin e përmbushjes së këtij objektivi erdhi edhe largimi. Marselo Troisi po ashtu e nisi sezonin me ambicie për të sjellë trofe, megjithatë dështoi që në muajt e parë.

Radha do të ishte për Klodian Duron që bëri relativisht mirë, duke fituar Kupën, por as suksesi i parë në histori s’do e bindte Gjicin. Për të ardhur së fundmi tek Ernest Gjoka, i cili pas Cungut renditet i dyti për nga trajnerët që kanë qëndruar më gjatë në Kukës. 47-vjeçari e nisi sezonin me fitimin e Superkupës dhe e përfundoi me titullin kampion, por siç duket Gjici është i bindur se suksesi arrihet nëse çdo vit ka ndryshime. 11 trajnerë në 5 vjet për tre trofe nga 2 teknikë. Llogaritë i bën gjithsecili, por në Kukës vetëm një gjë është e sigurt, që roli i trajnerit është i rrezikuar në çdo moment, madje dhe kur puna ndoshta ende nuk ka nisur mirë apo suksesi flet vetë.

Trajnerët e Kukësit në pesë sezone në Superiore

Armando Cungu

Naxhi Shensoi

Sulejman Starova

Shkëlqim Muça

Agim Canaj

Artim Shaqiri

Miodrag Radanovic, Ivan Gvozdenoviç

Marselo Troisi

Klodian Duro

Hasan Lika

Ernest Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online