Kualifikim dramatik për Dritën, edhe Feronikeli e Trepça ’89 në raundin tjetër

Janë mbyllur 3 nga katër ndeshjet e Kupës së Kosovës, në raundin e dytë të këtij kompeticionin. Trepça 89’ ka arritur që të mundë në shtëpi skuadrën e Llapit. Fillimisht ishte Diuara që shënoi vetëm pas 18 minutash lojë, ndërsa për të vulosur kualifikimin mendoi Jashari që dyfishoi pak sekonda para fundit të ndeshjes.

Trepça është mundur në shtëpi nga skuadra e Feronikelit, që dominoi gjatë gjithë lojës. Lladrovci ishte autori i golit të parë. Ish-lojtari i Kukësit goditi saktë me kokë, duke shënuar golin e avantazhit. 5 minuta para fundit të pjesës së parë ishte një tjetër lojtar që ka luajtur në Superligën Shqiptare që gjeti rrugën e rrjetës. Ish-lojtari i Partizanit, Astrit Fazliu, dyfishoi rezultatin. Në të 81-ën ishte Lladrovci që në tentativë për të pastruar zonën e çoi topin në fundin  rrjetës së tij, me ndeshjen që u bë mjaft emocionuese në minuta e mbetura.

Drita nuk mundi që në 90 minuta të arrinte të fitonte ndaj ekipit Vitia, duke barazuar në shifrat 1-1. As minuta shtesë nuk prodhuan një fitues dhe ishin 11-metërshat ata që përcaktuan skuadrën që do të kalonte më tej. Skuadra nga Gjilani u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke triumfuar me shifrat 1-3.

Ndeshja mes 2 Korrikut dhe Minatorit nuk u zhvillua pasi ekipi nga Prishtina është i angazhuar në “Kupën Pavarësia” e organizuar nga FSHF me rastin e fetave të nëntorit.

DIGITALB KUPA E KOSOVËS

Trepça ’89 – Llapi 2-0
Shënues: Diuara 18’ Jashari 90+6’

Trepça – Feronikeli 1-2
Shënues: Lladrovci 22’, Fazliu 40’/ Lladrovci 81’ (autogol)

Vitia 1-1  Drita (1-3 me penallti)
Shënues: Fazlija 78’

Minatori – 2 Korriku (e shtyrë)

REZULTATET E NDESHJEVE TË LUAJTURA DJE 
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Vllaznia P – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria Zh. 6-2
Fushë Kosova – Onix 3-2
KEK-u – Flamurtari 0-1
Bashkimi – Vëllaznimi 0-4
Sharri – Gjilani 2-2 (2-6 pas shtesave)
Istogu – Ramiz Sadiku 3-1
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Kika – Vushtria 2-0
Drenica – Prishtina 0-0 (pas penalltive 4-5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online