Kuadrado: Sezoni nuk ishte i dështuar, ju tregoj pse kemi bërë histori!

Juventusi u eliminua nga Champions League e këtij sezoni nga Ajaksi që në çerekfinale, duke vulosur kështu dështimin e një sezoni të tërë, që ia kishin kushtuar atij kompeticioni. Nuk është i këtij mendimi Huan Kuadrado. Mesfushori nuk arriti ta ndihmojë shumë skuadrën e tij në këtë sezon për shkak të një dëmtimi, që e mbajti për disa muaj jashtë fushave.

Kolumbiani shprehet i hidhëruar rreth këtij fakti. Ai thotë se humbja në Champions ishte e dhimbshme, por nuk është i mendimit se ky sezon është një dështim. Fitimi i Serie A për herë të tetë radhazi, sipas tij është diçka mjaft e vështirë.

“Kur shikoja ndeshjet dhe shihja që nuk mund t’i ndihmoja shokët të fitonin, trishtohesha shumë. Punova shumë gjatë periudhës së rikuperimit dhe tani gjërat janë ndryshe. Serie A është e jashtëzakonshme, nuk është e lehtë ta fitosh, por ne kemi punuar shumë për këtë. Disa thonë se kemi dështuar, por e kanë gabim. Skualifikimi nga Champions ishte i dhimbshëm, por ne kemi bërë historinë duke fituar kampionatin e tetë radhazi”, tha kolumbiani për “Sky Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *