UEFA ia ka bllokuar merkaton Çelsit, por askush nuk e detyron të mos rinovojë me lojtarët e saj. Sot ka qenë radha e Ruben Loftus-Çik, i cili ka firmosur deri në vitin 2024.
Mesfushori është pjesë e “Bluve të Londrës” që prej moshës 8-vjeçare dhe lidhja e tij me këtë klub do të zgjasë, të paktën edhe pesë vite. 23-vjeçari “shpërtheu” sezonin e kaluar me Mauricio Sarrin. 24 ndeshje dhe 6 gola në Premier Lige, 11 ndeshje dhe 4 gola në Ligën e Europës.
Sezon si protagonist me shpresën që i ardhshmi të jetë edhe më i bukur e efikas. Në stol do të jetë Frenk Lampard, nën drejtimin e të cilit Loftues-Çik do të përmirësohet akoma dhe do të bëhet një mesfushor edhe më i kompletuar.
“Në moshën 8-vjeçare, nuk e mendon kurrë që do të jesh akoma këtu prej shumë kohësh, sepse dëshiron vetëm të luash dhe zbavitesh me miqtë e tu. Kthej kokën pas dhe shoh frytet e një punë të madhe. Kjo është një ndjesi shumë e bukur, që më frymëzon të punoj akoma dhe më shumë, e të luftoj për të fituar trofe me Çelsin”, ishin fjalët e para të lojtarit pas rinovimit të kontratës.
Congratulations, @rubey_lcheek! ? pic.twitter.com/Xln0uSSbtV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 6, 2019