Skandal në Wimbledon, tenisti italian: Si nuk plas një bombë!

Po ta bënte një tenist arab, me siguri do e fusnin në burg! Tenisti i njohur italian Fabio Fognini ka skandalizuar Anglinë sot, kur në turneun e Wimbledon u eliminua nga suedezi Tennys Sandgren dhe pas setit të dytë nuk i mbajti nervat, duke thënë disa fraza shqetësuese.

“A është e drejtë të luajmë këtu? Anglezë të mallkuar! Ju plastë ndonjë bombë! Këtu duhet hedhur ndonjë bombë”, tha Fognini, i irrituar me fushën e keqe dhe pa bar.

Gjithçka, natyrisht, u filmua me telefona dhe bëri xhiron e internetit, duke bërë që skandali të marrë përmasa të mëdha, aq sa shumë njerëz kërkojnë përjashtimin e tij përjetësisht nga turneu londinez.

Natyrisht, më vonë Fognini e kuptoi gafën dhe kërkoi falje, po kush e beson?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online