Xhokoviç tërbon serbët, bën aleancë me “armikun”

Në Serbi plagët e së shkuarës nuk harrohen lehtë, të paktën për një pjesë të popullit dhe sidomos për mediat e varura nga qeveria, që propagandën e kanë ushqim të përditshëm.

Këto ditë në Serbi po bëhet shumë zhurmë rreth vendimit të fundit të tenistit të famshëm Novak Xhokoviç, i cili ka bërë një gjest që për një pjesë të medias është tradhti kombëtare.

Çfarë ka ndodhur? Kampioni në fuqi në Wimbledon, i cili shpreson të mbrojë kurorën, është sulmuar ashpër në Serbi për shkak se ka punësuar si trajner legjendarin Goran Ivanisheviç. Ky i fundit është kroat dhe ky është faji i madh i tij dhe i Xhokoviçit.

Nole, siç e thërrasin shkurt Xhokoviç, nuk e ka vrarë mendjen për konfliktin e egër serbo-kroat dhe për armiqësinë mes dy popujve, sepse ka marrë në telefon kroatin, për ta stërvitur për sipërfaqet me bar, të paktën për turneun e radhës në Wimbledon.

“Skandal”, “tradhti”, kanë ushtuar gazetat pro qeverisë në Beograd, ndërsa një ish-basketbollist i NBA-së, Darko Miliçiç, ka sulmuar ashpër tenistin: “Xhokoviç nuk e vret mendjen dhe e shfaq hapur dashurinë për kroatët, edhe pse të dashurit dhe tifozët e tij kanë humbur shumë gjatë luftës”.

Xhokoviç, i cili e ka nënën me origjinë kroate dhe në të shkuarën i ka tërbuar serbët duke thënë se ishte tifoz edhe me kombëtaren kroate në futboll, mbrohet: “Goran vjen nga Kroacia, unë nga Serbia dhe të dy vijmë nga një vend që quhej Jugosllavi. Kur isha i vogël dhe nisa të ndjek tenis në TV, të gjithë bënim tifozllëk për të. Për mua është një ëndërr që realizohet të kem mundësi të stërvitem me të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online