Kros drejt largimit? Mesfushori gjerman shuan çdo dyshim

Toni Kros është një nga pikat më të forta të Realit të Madridit. Mesfushori gjerman ka qenë një lojtar deçiziv për fitimin e katër trofeve të Champions Ligës në pesë vitet e fundit. Gjermani ka formuar bashkë me Luka Modriç një nga dyshet më të forta dhe të bukura të repartit të mesit të fushës.

Shumë lajme kanë qarkulluar këto kohë për të. Kontrata me “Los Blancos” përfundon në vitin 2022, ndërsa flitet për një largim të mundshëm në fund të sezonit. Spanjollja “AS” e kishte në faqe të parë një lajm të tillë.

Megjithatë, vetë lojtari ka reaguar në lidhje me këto zëra. “Informacion absolutisht i pavërtetë”, shkruan shkurt Toni Kros, duke konfirmuar faktin që ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll dhe as që ka ndërmend të ndryshojë ambient.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *