“Kroatët” nëpër kombëtare, shqiptarët janë dominues

Pasi janë mbyllur të gjitha ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve të gjitha vendet bëjnë bilancet sa i përket numrit të lojtarëve që kanë pasur të angazhuar në Kombëtaret e tyre. Plot 15 lojtarë që aktivizohen në Kroaci kishin lënë skuadrat e tyre për të dhënë kontributin e tyre për skuadrat Kombëtare.

Ajo që bie në sy është fakti se plot 5 nga këto futbollistë janë shqiptar, por që nuk luajnë vetëm me Shqipërinë. Amir Rrahmani i Dinamos së Zagrebit ishte grumbulluar nga Kosova, por duke qenë dhe protagonist. Edhe shënuesi më i mirë i kampionatit kroat Lirim Kastrati kishte marrë ftesë nga Shalan. Po ashtu dhe Arijan Ademi ishte i grumbulluar nga Maqedonia në ndeshjet e fundit.

Shqipëria po ashtu kishte marrë dy lojtarë që luajnë në Kroaci. Myrto Uzuni dhe Herdi Prenga ishin bashkuar me skuadrën e Kristian Panuçit për ndeshjen me Jordaninë dhe Izraelin. 1/3 e lojtarëve që ishin me Kombëtaret e tyre janë shqiptar dhe kjo nuk është pak, paçka se jo të gjithë luajnë për ngjyrat kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online