Kriza e mesfushës, Leonardo mendon të afrojë një “ish”

Milani po përjeton një krizë dëmtimesh si kurrë më parë. Reparti i mesfushës është ndër më të prekurit së bashku me mbrojtjen. Xhek Bonaventura e ka mbyllur sezoni e tij me kuqezinjtë, ndërsa Lukas Biljas i duhen të paktën dy muaj për t’u rikthyer nën urdhrat e Gatuzos. Situatat emergjente kërkojnë zgjidhje emergjente dhe drejtori sportiv i Milanit Leonardo e di mirë këtë gjë.

Sipas “SportMediaset”, një ndër afrimet e Milanit në merkaton e Janarit mund të jetë mesfushori kroat Mario Pashaliç. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Milanit gjatë sezonit 2016/2017, ku shënoi pesë gola në 24 aktivizime në Serie A.

Kroati u huazua në fillim të sezonit te Atalanta nga londinezët e Çelsit. Për të bërë të mundur huazimin duhet gjetur mënyra për të bindur drejtuesit e klubit bergamesk, të çilët mund të japin veton  për këtë transferim, pasi fundja fundit forcojnë një kundërshtar direkt në garën për një “biletë” në kompeticionet evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online