Kriza e klubit, tifozët anglezë përmbytin fushën me patatina

Në Angli nuk është gjithçka aq e bukur sa në Premier Ligë dhe jo të gjitha klubet kanë nga një sheik në krye. Duke zbritur në kategoritë e ulëta gjen shumë klube në krizë të thellë financiare, apo të tjerë që falimentojnë e kalojnë në administrim të kontrolluar nga shteti.

Një ndër klubet që ka vite në krizë të thellë është Çarltoni, klub nga Londra, që kohë më parë shkëlqente në Premier Ligë dhe ishte modeli se si një klub mesatar mund të qëndrojë në elitë me forcat e veta dhe pa shpenzime madhore.

Pronari i klubit prej pak vitesh është belgu Roland Dushatalet, i cili e ka rrëzuar klubin në çdo drejtim. Në aspektin sportiv ka shkruar gjithnjë e më keq, në aspektin financiar po ashtu, ndërsa Dushatalet refuzon ta shesë klubin.

Protesta nga tifozët ka pasur shumë, edhe me hedhje derrkucësh plastikë në fushë, apo funeral jashtë stadiumit, ndërsa fundjavën e shkuar protesta nisi sërish, këtë radhë me hedhje patatinash në fushë, qese pa fund në fillim të ndeshjes kundër Flitud. Arsyeja? Klubi ka aq shumë probleme financiare, saqë punonjësit nuk lejohen të konsumojnë as patatina falas. Lufta vazhdon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online